Ja kush është kandidati për kryetar dege të BDI-së Gostivar

Valdet Xhafferi është kandidati i BDI-së në Gostivar. Përmes një publikimi në rrjetet sociale Xhaferi shpreh bindjen e thellë që me bashkimin e energjive të reja e me përvojën e deritanishme, do të shkojmë përpara, për shkak se BDI-ja ka forcë, vizion, dije dhe kulturë politike, qytetare e kombëtare, për ta vënë në jetë atë që e premton.
Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, aktivistë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gosivar !
Po ndaj publikisht me Ju vendimin që të shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar dege të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.
Jam thellësisht i bindur dhe i vendosur se së bashku mund ta forcojmë edhe më shumë familjen tonë të madhe, potencialin e demokracisë, meritokracisë. Këtë mund ta arrijmë duke ngjeshur radhët e duke hapur dyert në mënyrë që BDI-ja të jetë adresë për gjithësecilin që ka çfarë t’i japë vendit, kombit shoqërisë, duke respektuar parimin e profesionalizmit dhe mundësisë së barabartë, për të gjithë e veçmas për brezin më të ri.
Jam plotësisht i bindur se së bashku do t’ia dalim të krijojmë një ekip i cili do të dijë t’i adresojë e t’ju japë rrugëzgjidhje të gjitha çështjeve, problemeve e sfidave në qytet e rrethinë. T’i japim Gostivarit dhe qytetarëve të tij adresën e sigurt politike që nuk do t’i zhgënjejë.
Kam bindjen e thellë që me bashkimin e energjive të reja e me përvojën e deritanishme, do të shkojmë përpara, për shkak se BDI-ja ka forcë, vizion, dije dhe kulturë politike, qytetare e kombëtare, për ta vënë në jetë atë që e premton.
Jam i gatshëm të marr mbi supe të gjitha sfidat e ardhshme, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim është projekt madhor kombëtar që para 20 vjetësh na e riktheu dinjitetin, duke e bërë të prekshme lirinë dhe barazinë.
Të dashur anëtarë, veprimtarë e simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim,
Kërkoj mbështetjen Tuaj në këtë garë për postin e kreut të Degës së Gostivarit!
Ditët në vijim do të takohemi me të gjithë Ju për të shpalosur vizionin për BDI-në e Gostivarit gjatë katër viteve të ardhshme.
Sot për ne është imperativ – një organizatë e unifikuar që do të ndjek normat e statutit në fuqi e që do të hartojë program e vizion të ri, që do t’na sigurojë fitoren e radhës.
Thellësisht i bindur se me Ju dhe kryetarin e Partisë, z. Ali Ahmeti, – fitorja është e Jona!https://www.facebook.com/1031046330/posts/10224325800665908/

Marketing

Valdet Xhaferi