Ja kush është krimineli që do e eliminonte presidentin serb, Aleksandar Vuçiq (FOTO)

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për personin i cili do të ekzekutonte presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Këto detaje janë bërë të ditura nga Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili shprehet se njoftimi ka ardhur nga Europol. Informatat ishin se më 14 janar ishte një shtet anëtarë i BE-së që me emergjencë paralajmëroi se një grup kriminal kishte për qëllim të vriste Vuçiçin.

Marketing

“Përmes Europolit, më 14 janar morëm informacionin me etiketën urgjente, nga një shtet anëtar i BE-së, u informuam për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, qëllimi i të cilit është të vrasë Presidentin e Republikës, Aleksandar Vuçiç. Më pas, së bashku me Europolin, nisëm një aksion të gjerë që synonte parandalimin e vrasjes së Presidentit të Republikës. Kreu i asaj organizate është shtetasi malazez, Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera. Një hetim do të përcaktojë nëse Radoje Zvicer e ka bërë këtë për interesa të liderëve të tij politikë. Ministria e Brendshme do të bëjë gjithçka për të hetuar plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar vrasjen e presidentit” tha Vulin.

Kujtojmë se Vojisllav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, dje i ftuar në programin e mëngjesit të TV Pink ka pohuar se presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe lideri i Kavçanit Radoje Zvicer po përgatiten të vrasin presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe planifikojnë për ta bërë këtë në gjysmën e parë të shkurtit.

Ai u bëri thirrje shërbimeve sekrete të Serbisë që të hetojnë dhe të njoftojnë nëse kanë informacione të tilla.

“Unë po ju paraqes vetëm informacione të zhveshura, pa asnjë përpunim dhe dua t’i bind shërbimet tona të deklarohen dhe të thonë nëse është e vërtetë apo jo” tha kreu i radikalëve.