Ja kush garon për të zëvendësuar Naser Selmanin në krye të SHGM-së

Dje ishte afati i fundit për tu kandiduar për një nga pozitat në organet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Kandidatët patën mundësi të aplikojnë deri në mesnatë duke dërguar kandidaturat e tyre në zyrën e SHGM-së ose me anë të postës elektronike.

Marketing

Gjithsej kanë arritur (41) aplikime, prej të cilëve (2) për Kryetar të Shoqatës, (29) për anëtarë të Këshillit drejtues, (6) për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës dhe (4) për anëtarë në Këshillin e nderit.

Për Kryetar të SHGM-së në këto zgjedhje u kandiduan gazetarët: Mlladen Çadikovski dhe Stojançe Naumov.

Për anëtarë në Këshillin drejtues u kandidua, Ajdari Adnan, Andonov Zoran, Aqifi Shkëlzen, Arifi Benjamin, Atovska Kristina, Cvetkovska Sashka, Dimevski Sashko, Dimitrovski Zoran, Donev Venco, Gjeorgiev Tomislav, Halili-Memedaliu Evis, Ivanov Mishko, Jovanovska Sllobodanka, Jovanovski Todor, Koka Filana, Lefkov Goran, Maçkiq Kristina, Maxhoski Zoran, Mihajlloski Goce, Mitreska Elizabeta, Nikollovska Biljana, Petroska Parashkeva, Popovski Sreqko, Salih Zehrijan, Saliu Furkan, Stefanovski Ilija, Stojanov Igor, Stojanovska Natasha, Trpçeska Mirjana, Halili Memedalia Evis dhe Cvetkovska Sashka.

Kandidatuira për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës janë, Jordanovska Meri, Kerimi Adrian, Mehmeti Semi, Mullaçka Irena, Strojmanovski Trajçe, Sulejmani Bashkim, ndërsa për Këshillin e nderit kandidatë janë Kostiq Mira, Zilbeari Senad, Jakupi Semra, Zeqiri Arben.

Kuvendi zgjedhor i SHGM-së do të mbahet më 15 dhjetor, në ora 10:00 në QS “Boris Trajkovski”. Deri më tani funksionin kryetar e ka kryer Naser Selmani.

Marketing