47 vjeçari Elham Saallahu dhe djali i tij nëntë vjeçar nga fshati Opajë i komunës së Likovës, janë gjetur të vrarë me armë zjarri mbrëmë në hyrje të fshatit Sllupçan, në vendin e quajtur “Bunari në Sllupçan”.
Siç kanë informuar nga MPB-ja e Kumanovës, trupat janë gjetur nga ana e policisë në makinën e tipit “Opel Astra” me regjistrim të Shkupit.
Prokurori Publik dhe ekipe të policisë së Kumanovës kanë dalë në teren dhe kanë konstatuar se një autori deri tani i panjohur me armë zjarri ka shtënë drejt personave të cilët tani më janë gjetur të vdekur.
Trupat e të vrarëve, me urdhër të Prokurorit Publik janë dorëzuar për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë në Shkup, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. Almakos.com