Ja kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar në Durrës (Foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Durrës. Dy persona janë gjetur të vrarë brenda një makine afër tregut të makinave pas disa të shtënave me armë zjarri.

Marketing

Mësohet se viktimat janë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia me origjinë nga Puka dhe banues në Spitallë. Viktimat janë pronarë të disa bizneseve. Sipas të dhënave, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine, me targa AA716ZZ. Nërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Bëhet me dije se Viktor Haxhia marr titullin avokat pak kohë më parë, ndërsa studimet e juridikut i ka kryer në universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Vrasja e dyfishtë vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i vjetër. Nga hetimet e policisë, personat e vdekur dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të përdorimit të armës së zjarrit.

KronikëEmrat+ fotot/ Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar në Durrës
Publikuar në : 17:21 – 27/04/20 |
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Durrës. Dy persona janë gjetur të vrarë brenda një makine afër tregut të makinave pas disa të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se viktimat janë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia me origjinë nga Puka dhe banues në Spitallë. Viktimat janë pronarë të disa bizneseve. Sipas të dhënave, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine, me targa AA716ZZ. Nërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Bëhet me dije se Viktor Haxhia marr titullin avokat pak kohë më parë, ndërsa studimet e juridikut i ka kryer në universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Vrasja e dyfishtë vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i vjetër. Nga hetimet e policisë, personat e vdekur dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të përdorimit të armës së zjarrit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.