Padi penale kundër banorëve të Manastirit M.D (24) dhe GJ.D (19) për vepër të kryer penale “Nxitje të urrejtjes, përçarjes apo jotolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese” gjatë shënimit të Ilindenit në Meçkin Kamen, parashtroi Zyra e jashtme për punë kriminalistike Prilep deri te Prokuroria Publike Themelore.
Në stacionin policorë, siç informojnë nga MPB-ja, lidhur me ngjarjet në Krushevë më 2 gusht janë thirrur më shumë persona dhe pas dokumentimit të rastit edhe kundër atyre do të dorëzohen parashtresa përkatëse.
Prokuroria Publike e Prilepit, paraprakisht informon, se vepron për padinë e arritur penale kundër dy personave dhe personave tjerë të panjohur për veprën e kryer penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes apo jotolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese” gjatë shënimit të Ilindenit në Meçkin Kamen.
Prokurori kompetent nga Prokuroria Publike Themelore Prilep, theksohet në kumtesë, në vazhdimësi ndërmerr masa që ta zbardh ngjarjen penale.