Ja kush janë të parët e amnistuar për 27 prillin, dalin emrat

Prokuroria kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri më tani ka dhënë mendim pozitiv për 12 persona që kërkuan amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Te ky institucion të nga të akuzuarit janë dorëzuar rreth 30 kërkesa.

Marketing

Prokuroria nuk i bëri publik emrat e 12 të akuzuarve, për të cilët nuk ka dilemë se duhet të amnistohen. Nga ky institucion sqarojnë se mendimi i tyre nuk është obligues për Gjykatën e cila e merr vendimin përfundimtar. Megjithatë janë publikuar disa nga emrat e personave të amnistuar siç janë deputetët e VMRO-DPMNE-së tashmë të përjashtuar Krsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski, të cilët ishin akuzuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Përveç tyre amnisti ka përfituar siç thuhet edhe ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski si dhe ish-anëtarë të kabinetit të tij.

Ndryshe, gjithsej janë akuzuar 33 persona, ndërsa pesë nuk kërkuan falje. Këta janë Igor Jug, Jane Çento, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov dhe Igor Durllovski. Prokuroria nuk i bëri publik emrat e 12 të akuzuarve, për të cilët nuk ka dilemë se duhet të amnistohen. Sqarojnë se mendimi i tyre nuk është obligues për Gjykatën e cila e merr vendimin përfundimtar. Sipas deklaratave të prokurores Villma Ruskoska, para se të miratohet ligji selektiv për amnisti, falja është thuajse e sigurt për pesë deputetët që morën pjesë në hapjen e dyerve të Kuvendit dhe që e udhëzonin turmën drejt pres-qendrës.

Marketing