Gjysma e automjeteve që janë pjesëmarrës në trafik përdorin dizel, rezultojnë të dhënat e Entit shtetëror statistikor. Dizel përdor mbi 90 për qind të autobusëve, 80 për qind të kamionëve për transport të mallrave dhe 48 për qind të makinave të regjistruara në Maqedoni, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
“Pothuaj 80 përqind e karburanteve dizel që shiten në Maqedoni përdoren në sektorin e transportit, automjetet e rënda për transport të mallrave dhe autobusët. Transporti hekurudhor në Republikën e Maqedonisë përdor si karburant dizelin dhe energji elektrike. Shumica e benzinës për motorë që shiten në Republikën e Maqedonisë përdoren në sektorin e transportit, makinat e lehta për pasagjerë”, thuhet në Planin kombëtar për mbrojtje të ajrit 2013-2018.