



Dr. Zekirja Shaini nga Sllupçani do t’i prijë listës së këshilltarëve të BDI-së në Likovë?
Ndonëse ende nuk është bërë zyrtare nga BDI, mësohet se mjeku dhe ish-ushtari i UÇK-së nga Sllupcani, Zekirja Shaini, do të jetë bartës liste nga kjo parti për në Këshillon komunal të Likovës në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor.
Zekirja Shahini specialist i pulmologjisë në Shkup. Ai ka qenë ish-ushtar i UÇK-së në luftën e vitit 2001.
Ky lajm pritet që këtyrë ditëve të zyrtarizohet nga dega e BDI-së në Likovë, së cilës do t’i prijë mjeku i njohur nga Sllupcani legjendar.