Ja kush u shpall gruaja më e suksesshme e vitit 2020

Është mbajtur eventi TOP100 2020 e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore, ku Qanije Selimi përzgjidhet gruaja më e suksesshme e vitit 2020.
Qanije Selimi është udhëheqëse e Qendrës edukative parashkollore “REA”, bashkëthemeluese e “Grupacionit të grave afariste” dhe anëtare e Këshillit drejtues në OEMVP.

Marketing

Shkrimi i Qanije Selimi:

Nuk mund të isha më e nderuar se kaq!
Cilësimi si “Gruaja më e suksesshme e vitit” në eventin TOP100 2020 të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore, është padyshim kulminacioni i deritanishëm për karrierën time si udhëheqëse e Qendrës edukative parashkollore “REA” bashkëthemeluese e “Grupacionit të grave afariste” dhe anëtare e Këshillit drejtues në OEMVP

Puna, ambicia, serioziteti, vizioni për të ardhmen dhe padyshim dëshira për ti inkurajuar të gjitha gratë në biznes! Për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë prindërve gjatë procesit të edukimit të fëmijëve të tyre, përbëjnë virtyte të mbledhura bashkë si fryt i një çmimi të këtillë, të cilin me shumë dashuri do ta ndaja me të gjithë ata që besuan, mbështetën dhe i dhanë shtysë punës sime dhe të stafit tim të mrekullueshëm.
Privilegj që nuk ka të sosur!
E juaja,
Qanije Selimi