Ja kush u zgjodh drejtor i NOMAGAS ShA – Shkup

Muhamed Elmazi nga sot është emëruar Drejtori i ri i NOMAGAS ShA – Shkup. Elmazi pranoi detyrën me një ndjenjë të thellë nderi dhe përgjegjësie.

Marketing

Drejtori i ri Elmazi ka shprehur përkushtimin për të angazhuar tërë energjinë dhe përvojën e tij për të çuar përpara institucionin dhe për t’ju shërbyer me devotshmëri qytetarëve të vendit. Ai theksoi se do të punojë me përkushtim të plotë dhe do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe kontribuuesit që dëshirojnë të japin ndihmesën e tyre në zhvillimin dhe përmirësimin e NOMAGAS ShA – Shkup.

Poashtu, Elmazi shprehu falënderim të veçantë për liderin Izet Mexhiti dhe koalicionin VLEN për besimin e dhënë. Ai premtoi se do të japë maksimumin e tij për të qenë një drejtues i denjë dhe për të përmbushur pritshmëritë e të gjithëve.

Marketing