Ja kush u zgjodh kryetare e re e Gjykatës Supreme

Besa Ademi është kryetarja e re e Gjykatës Supreme. Ajo u zgjodh sot në Këshillin Gjyqësor me 20 vota pro dhe një kundër. Përveç Ademit për pozitën e kreut të Supremes garuan edhe gjykatësit Xhemali Saiti dhe Lidija Nedellkova.

Marketing

Deri tani Gjykatën Supreme si ushtrues detyre e udhëhiqte gjykatësi Faik Arsllani i cili trashëgoi Jovo Vangellovskin i cili u shkarkua për shkak veprimit joprofesional.