Janë dënuar 198 vozitës në Shkup

Në Shkup gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 198 masa, si pjesë e kontrolleve të përforcuara të MPB-së në fushën e komunikacionit.
Prej tyre, 11 për vozitje pa patent shofer, 43 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, tre për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe), pesë masa për shfrytëzim të telefonin celular, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë, 72 për parkim të parregullt dhe pesë sanksione për kundërvajtje që i shkaktojnë këmbësorët.

Marketing

“Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojmë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion.

Marketing