Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e emëroi Ivan Ilievskin u.d. drejtor në Ndërmarrjen Publike për Qarkullim (NPQ) në vendin e drejtorit të deritanishëm Kristian Çushkov.
“Ilievski për shumë vite punon në pozita drejtuese të Lidhjes Automoto të Maqedonisë dhe Komunikacionit të Maqedonisë së Veriut Amerit. Gjatë angazhimit të tij profesional, ka punuar edhe për zhvillimin e Qendrave për trajnimin e institucioneve, si edhe instruktor i certifikuar i IRU Academy (Akademia e Unionit për transport rrugor) për trajnimin e menaxherëve të kompanive transportuese, drejtuesve të transportit ndërkombëtar rrugor dhe transportit të materieve të rrezikshme. Ilievski është edhe anëtar i Këshillit për siguri në komunikacionin e rrugëve të Qytetit të Shkupit”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.