Kuvendi i Degës së ASH sonte ka zgjedhur Muzafer Etemin si kryetar të degës, informon portali “tetova1”.
Në garë ishin Muzafer Etemi me profesion aktor dhe juristi Gadaf Uzairi. Në Kuvendin e Degës prezent ishin edhe kryetari ASH, Ziadin Sela i cili kishte edhe një fjalim rasti.
Për kryetarin Muzafer Etemi pritet të jetë një sfidë e madhe në strukturimin e degës dhe përgaditjen e aktivistëve për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen në tetor të këtij viti.