Ja kush zgjidhet kryetar i Këshillit të qytetit të Shkupit

Kryetar i Këshillit të Bashkisë së Shkupit me 26 vota u zgjodh Trajko Sllaveski.

Marketing

Ish-ministri i Financave ishte bartës i listës kandidate për këshilltarë nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale.

Për të votuan këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, të Majtës dhe të Aleancës për Shqiptarët/Alternativa, votuan të dy këshilltarët e PLD-së dhe RDM-së, Nikolla Panovski dhe Teodora Krstevska.

Për të nuk votuan këshilltarët e LSDM, BDI dhe dy këshilltarët e “Qyteti Human i Gjelbër”.

Marketing