Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore mbajti Kuvendin e katërt zgjedhore. Në këtë Kuvend pikat kryesore ishin verikimi i mandateve të Kuvendarëve të rinj të Odës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit si dhe zgjedhja e organeve të reja të Odës.
Kuvendarët në krye të Odës vendosën Nebi Hoxha i cili do të udhëheq edhe për katër vite me Odën Ekonomime të Maqedonisë Veri-perëndimore.
Hoxha theksoi se kompanitë në ekonomitë e vogla janë të eksponuara tek ndikimet e jashtme që vijnë pengesa dhe vështirësi.
“Jemi dëshmitarë se kompanitë në ekonomitë e vogla, janë skajshmërisht të eksponuara tek ndikimet e jashtme nga të cilat vijnë pengesa dhe vështirësi të cilat u pamundësojnë bizneseve të ushtrojnë veprimtarinë e tyre afariste. Përkrah avancimit në vitet e kaluara, nuk duhet ndalur hapat e veprimtarisë si Odë drejt rrugës të përbashkët të zhvillimit të bizneseve vendore”, u shpre Nebi Hoxha kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore.