Ja kush zgjidhet kryetar i ri Alternativës në Gostivar

Në një atmosferë konstuktive e miqësore, sonte në Gostivar u mbajt mbledhje e Kuvendit të Degës së Alternativës për Gostivar, ku në rend dite ishte edhe procesi i reformave të brendshme të partisë.

Marketing

Me këtë rast kryetari i deritanishëm i Degës, Taxhedin Seadini, dha dorëheqje nga kreu i Degës, për të hapur rrugë për potencialin e ri në parti. Në vijim të mbledhjes për kryetar të ri të Degës u propozua dhe, në mënyrë unanime, u votua Ismet Islami, inxhinier i ndërtimtarisë dhe afarist.

Pas zgjedhjes, kryetari i posazgjedhur i falënderoi Kuvendin e Degës për besimin dhe u shpreh se do të mbetet gjithnjë në shërbim të idealeve të Alternativës dhe kombit shqiptar. Kryetari i ri, Ismet Islami, u shpreh me mirënjohje edhe për kryetarin e deritanishëm dhe e falënderoi për kontributin e dhënë, duke theksuar se ai do të mbetet krahu i tij i djathtë edhe në të ardhmen.

Në fund të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili ia uroi zgjedhjen kryetarit të ri të Degës, duke i dëshiruar sukses e duke i premtuar bashkëpunim, ndërsa nuk e la pa përmendur edhe punën e kryetarit të deritanishëm, për të cilin tha se ka qenë dhe mbetet shtyllë e Alternativës në Gostivar.

Pas kësaj u zhvillua edhe një debat mes kuvendarëve të Degës së Gostivarit dhe kryetarit Gashi për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.

Marketing