Gjykata Penale e Shkupit dënoi me burg sot të akuzuarit për tentetivë vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela.
Kire Georgievski u dënua me 13 vjet burg, Oliver Oshavkovski me 10.5; Nikollçe Dimitrievski me 10.5; Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet; Andrej Micov me 10.5; Nikolla Vojminovski me 13.6 dhe Kosta Dellov 10.5 vjet burg.
Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj.
Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.
Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Sllavica Andreevska.