Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale

Në Saraj, Gostivar e Aerdorom me shumë gjasa do të mbahen zgjedhje të parakohshme komunale, shkruan TV21. Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit ka konflikt me pozitën e kryetarit të komunës.

Marketing

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka vendosur të largohet nga posti i kryetarit të komunës së Sarajit dhe t’i përkushtohet punës parlamentare. Mandati deputet i Bexhetit dje në Kuvend u verifikua, me çka Saraji do të duhet të zgjedh kryetar të ri.
Edhe emri i Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, po përmendet gjithnjë e më shumë si ministër i ardhshëm i Shëndetësisë, dhe nëse ai pranon të jetë ministër, zgjedhjet të parakohshme lokale do të mbahen edhe në Gostivar.

Përveç Taravarit, me pushtetin ekzekutiv lidhet edhe emri i kryetarit të Aerodromit Timço Mucunski, i cili përmendet si ministër i mundshëm i ardhshëm. Nëse Mucunski bëhet ministër, edhe Aerodromi do të mbetet pa kryetar, pas së cilës do të duhet të mbahen zgjedhje.

Në mesin e kryetarëve të komunave, deputet në përbërjen e re parlamentare është zgjedhur edhe Bilal Kasami nga Tetova, por ai dha dorëheqje nga mandati i deputetit pasi ka vendosur të mbetet në pozitën e kryetarit të Tetovës./tv21.tv

Marketing