Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, do ta nis pikërisht nga Gostivari.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në këto zgjedhje lokale garon me 19 kandidat për kryetar komuna dhe 35 lista për këshilltar komunal.
Fushata për Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon me 27 Shtator.
Me këtë rast tashmë kanë nisur edhe të nënshkruhen memorandume nga partitë politike për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Në këto zgjedhje lokale garojnë shumë parti politike, lista dhe kandidat të pavarur nga të dy blloqet politike.