Ja pasuria e kryetarit të ri të KSHZ-së në Maqedoni (DOKUMENT)

Pak orë pas emërimit të tij për kryetar të KSHZ-së, Oliver Derkoski ka bërë publike pasurin e tij. Ajo është nxjerrë në faqen zyrtare të Komisionit Antikorrupsion.

Marketing

Në listën anketuese nënvizohet se Derkoski posedon dy banesa në Shkup në madhësi prej 59 dhe 76 metra katror të blera gjatë vitit 2009 dhe 2013, dhe shtëpi në Prilep në madhësi prej 100 metra katror, të trashëguar nga prindërit, informon Portalb.

Ai ka edhe automjet Citroen C3 në vlerë prej 300 mijë denarë.

Derkoski në postin e kryetarit të KSHZ-së do të jetë për gjashtë muajsh, dhe obligim i tij do të jetë organizimi dhe mbajtja e referendumit të paralajmëruar për më 30 shtator të 2018-s. Ai më parë ka qenë drejtor joekzekutiv në Ujësjellësin e Maqedonisë.

Marketing