Ja për çka po përgatiten Bujar Osmani dhe Albin Kurti

Shefi i diplomacisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar, se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë folur për caktimin e datës për seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Marketing

“Po presim datën e mbledhjes së Qeverisë së përbashkët. Sot kryeministri ma komunikoi këtë dhe po pritet koordinimi”, tha Osmani, transmeton TV21.

“Mbledhja e përbashkët qeveritare është mundësia më e mirë për të prerë atë që e kemi planifikuar” tha më tej Osmani.

Nuk kumton datë, por shton se pala e Maqedonisë së Veriut, është e gatshme që këtë të realizojë që nesër.

“Ne jemi të gatshëm që të mbajmë mbledhjen që nesër, por ka nevojë për aranzhimet logjistike… Nga sot i kemi në koordinim të dy koordinatorët”, tha më tej Osmani.