Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të zgjerojë Bllokun e tretë tarifor të përdoruesve të energjisë elektrike.
Kjo do të thotë se disa nga familjet që konsumojnë më pak se 1000 kilovat orë energji elektrike do të kenë fatura më të larta të energjisë elektrike, shkruan 24 News.
Shpenzimet për energjinë elektrike do të jenë të ngjashme me ato amvisëri që deri më tani sipas konsumit ishin në bllokun e katërt, pra më të shtrenjtë tarifor. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka konfirmuar se është duke u punuar rreth kërkesave që ka bërë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Blloqe tarifore
Blloku I TARIFAVE NGA 1 NE 210 Kwh
BLOK II TARIFA NGA 210 NE 630 Kwh
III BLOK TARIFIRE NGA 631 NE 1050 KWh
Blloku IV TARIFOR MË SHUMË SE 1050 KWh
“Ne do të zgjerojmë bllokun e tretë tarifor, me shumë mundësi edhe bllokun tarifor katër, në mënyrë që mbulimi të jetë më i madh, për ata që shpenzojnë më shumë. Dhe për kategoritë më të varfëra të qytetarëve, për njerëzit që realisht kursejnë energjinë elektrike, duhet të mbetet i njëjti model tarifor dhe çmimi i energjisë elektrike apo ndryshimi i mundshëm i çmimit të mos bjerë mbi barrën e atyre që janë në bllokun e parë apo të dytë”, thotë Bytyqi.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë të ulë subvencionet për energjinë elektrike, pasi ajo është e paqëndrueshme në planin afatgjatë për kompanitë shtetërore të energjisë.
“Duhet reduktim i mëtejshëm i subvencioneve të energjisë. Edhe pse rritja e tarifave të energjisë elektrike ka pasur ndikim në buxhetet e familjeve, tarifat e energjisë elektrike mbeten shumë të subvencionuara”, thonë nga FMN.
Komisioni Rregullativ për Energji është i mendimit se për momentin është herët për të bërë ndonjë kalkulim në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, duke filluar nga viti i ardhshëm. Në periudhën në vijim, rregullatori duhet të llogarisë se çfarë do të thotë në llogaritë e amvisërive që shteti do të subvencionojë 60 për qind të çmimit që ESM shtetëror ia shet furnizuesit, gjegjësisht EVN Home.(INA)