Ja për sa lirohen derivatet e naftës

Çmimet e benzinës dhe dizelit prej mbrëmë në mesnatë ulen prej 3.5 denarë deri 1.5 denarë. Më shumë do të ulet çmimi Eurosuper BS-98, gjegjësisht për 3.5 denarë, ndërsa më pas dizeli dhe vaji ekstra të lehtë për amvisëritë për 1.5 denarë për litër.

Marketing

Eurosuper BS-95 bie për 3 denarë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik, çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 73 den/litër, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 71.50 denarë, ndërsa dizeli me çmim prej 67.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëritë do të jetë 56.50 den/litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS bie për 0.995 den/kg që domethënë se tani do të shitet me çmim prej 37.414 den/kg. Ulja e çmimeve të derivateve të naftës është fal çmimit më të ulët të naftës së papërpunuar në tregjet botërore në periudhën e kaluar 14-ditore dhe kursit më të ulët të denarit në krahasim me dollarin.

Marketing