Ja për sa shtrenjtohen derivatet e naftës

Çmimi me pakicë i benzinave dhe dizelit nga sonte në mesnatë shtrenjtohet nga një deri në 1,5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Marketing

Sipas Vendimit, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 rritet për një denar dhe do të jetë 72 denarë për një litër, Eurosuper BS-98 rritet për 1,5 denarë dhe do të jetë 74 denarë për një litër. Për 1,5 denarë rritet edhe çmimi i Eurodizelit dhe ai do të shitet për 64,5 denarë për një litër. Rritet çmimi edhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisërinë për 1,5 denarë dhe do të shitet nga 53 denarë për një litër.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,951 denarë dhe do të jetë 34 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara ishte 74,5 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin ishte 53,62 denarë.

Marketing