Këtë fillim viti shqiptarët kanë një arsye më shumë tu gëzuar. Shqiptarëve do t’ju duhen më pak kohë për të bërë milionin e tyre të parë. Tashmë për të bërë kaq para bashkë do të duhen mesatarisht 1 shekull e 82 vite. Në vitin që lamë atyre do t’ju duheshin plot 2 shekuj e 14 vite për të bërë 1 milionë dollar bashkë.
Por edhe pse u janë zvogëluar vitet, përsëri Shqipëria mbetet në vendet ku individëve do t’ju duhen më shumë kohë për të qenë milionerë.
Bazuar mbi të dhënat për pagën mesatare në Shqipëri nga INSTAT dhe të dhënat për shtetet e tjera nga UNECE, Monitor përllogariti se sa kohë do të duhej mesatarisht për të bërë 1 milionë dollarë.
Sipas gazetës Shekulli, një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite. Në ndryshim nga një vit më parë, koha mesatare në Zvicër për të bërë një milion dollarë ishte 11.3 vite.
Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vite, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vite.
Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vite për të bërë 1 milionë dollarë.
Në shtetin gjerman, me pagën mesatare, 1 milion dollarë mund të bëhen për 21 vite, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vite. Kurse në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vite dhe Greqi 38 vite.