Ja përse nuk duhet të hani banane në mëngjes

Duket se ky frut nuk është një mëngjes adekuat. Nutricientët argumentojnë se edhe pse bananet janë si një mundësi e përkryer për një mëngjes të shpejtë, mirëpo jo si një mundësi shëndetësore, transmeton Monitor.

Marketing

Nëse hani vetëm banane, ato nuk janë zgjidhja më e mirë, pasi ato përmbajnë më shumë se 25% sheqer dhe i përkasin produkteve të moderuara acidike.

Mënyra më e mirë për të filluar ditën është një mëngjes i cili djeg yndyrën dhe që do t’ju japë energji të mjaftueshme deri në kohën e ushqimit të ardhshëm.

Edhe pse bananet do t’ju japin një furnizim të vogël energjie, shumë shpejt do të ndiheni shumë të lodhur dhe të uritur. Ata janë të përshtatshme për ushqime plotësuese, mirëpo jo si një ushqim që do zëvendësonte mëngjesin.

Ndjenjën e lodhjes dhe urisë që ju do ta ndjeni pasi të keni ngrënë një banane për mëngjes, ju mund ta parandaloni, në qoftë se kombinoni bananen me ushqim të plotë me yndyrëra të shëndetshme, të tilla si avokado.

Duke pasur parasysh faktin se bananet hyjnë në grupin e produkteve acidike, ju duhet të neutralizoni acidin për të nxjerrë përfitimet bananes, dhe këtë ua mundësojnë kalium, magnezi, dhe jo sheqernat që japin energji të menjëhershme.