Pas takimit në Vodno, Zv.kryeministri Bujar Osmani ka postuar paraqitjen e Ali Ahmetit, në TV21 ku me nervozë dhe duke i rënë disa herë tavolinën ka kritikuar partitë shqiptare, të cilat me një numër të madh pjesëmarrësish po marrin pjesë në takimet e liderëve.
“Le të mbledhin mend dhe të organizohen ti bashkojnë shqiptarët dhe ti përçajnë shqiptarët. I kanë bë pikë e pesë shqiptarët. Turp më vie të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje. I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedone. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata. Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do ti nënçmoj shqiptarët” me nervozë është shprehur Ahmeti.
Sa i madh!Lider!
Publiée par Bujar Osmani sur Dimanche 20 octobre 2019