Ishin një nga çiftet më të bukur të Hollywoodit dhe më të dashur gjithashtu, por i dhanë fund lidhjes së tyre vite më parë krejt papritur. Pas shumë kohesh në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve më në fund është vendosur që për momentin ato ta ndajnë deri sa të merret vendimi nga gjykata pasi secili prej tyre duan kujdestarinë absolute.
Në seancën e fundit është zbuluar një sekret që nuk e prisnim. Djali i madh (i adoptuar) Maddox , i Angelinës dhe Brad ka folur kundër babit të tij duke e akuzuar për sjellje abuzive.
Sipas burimeve Maddox dhe zënka e tij me Brad Pitt në avionin privat thuhet se i dhanë shtysën më të madhe Angelina-s për të kërkuar ndarjen më shumë se 5 vjet më parë.
Vetë Angelina ka deklaruar se ka ende shumë prova kundër Pitt dhe në lidhje me abuzimin që ai ka ushtruar ndaj saj dhe është gati t`i bëjë publike.