Po përfundojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe rikonstruimit të Qeverisë. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, duke informuar se të hënën ka pasur takime me udhëheqësit e BESËS në krye me Afrim Gashin dhe me PDSH-në, transmeton Medial.mk.
Ai ka thënë se nuk ka obstruksione nga partnerët e koalicionit rreth zgjerimit të shumicës.
Nëse dy krahët e BESËS dhe PDSH-së përfshihen në koalicionin qeverisës, shumica parlamentare do të kishte fituar plus shtatë deputetë, dy nga PDSH dhe krahu i Kasamit dhe tre nga tabori i Gashit.
Në atë rast, Aleanca për shqiptarët- me dy deputetë do mbetej e vetmja parti opozitare në bllokun shqiptar në Kuvend.
Pritet që zgjerimi i shumicës të tërheq disa lëvizje në kabinetin qeveritar edhe pse Zaev tha se riknstruimi mund të jetë simbolik.
Partnerët potencial në Qeveri sipas informacioneve shpresojnë në vende ministrore, megjithatë mund t’u ofrohen edhe funksione drejtorësh.