Ja sa do të rriten pensionet këtë muaj

Sipas metodologjisë për harmonizimin e pensioneve, nga ky muaj do të rriten për shtatë për qind, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Marketing

Me këtë rritje pensioni mesatar, i cili arrin në 17.422 denarë, rritet për 1.219 denarë dhe do të jetë 18.641 denarë, përkatësisht do të jetë pak më shumë se 300 euro.

Sipas metodologjisë së MPPS-së, pensionet rriten çdo gjashtë muaj (mars dhe shtator) me një përqindje që është shuma prej 50 për qind e rritjes së pagës dhe 50 për qind e rritjes së kostos së jetesës.