Chelsea do të shpenzojë edhe 22 milionë funte të tjera për të ndërruar trajnerin.
Skuadra e Chelsea, duke befasuar të gjithë, vendosi dje që të shkarkonte nga posti i trajnerit gjermanin Thomas Tuchel.
‘Blutë’ kanë nisur menjëherë punët për të emëruar zëvendësuesin dhe negociatat po vazhdojnë me Graham Potter, i cili thuhet se në parim është ‘PËR’.
Megjithatë, ky ndryshim në stolin e Chelsea nuk do të shkojë pa harxhime.
Raportime të Matt Law nga ‘Daily Telegraph’ bëjnë të ditur se Chelsea do të paguajë 22 milionë funte në total, përcjell lajmi.net.
‘Blutë’ do t’i japin Brightonit më shumë se 15 milionë funte për të paguar klauzolën e Graham Potter.
7 milionë të tjera do t’i jepen trajnerit Thomas Tuchel në formë kompensimi për shkarkimin e tij.
Tuchel kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.