Ja sa duhet të prisni në pikat kufitare të Maqedonisë

Është ulur fluksi i makinave nëpër pikat kufitare kryesore të vendit.

Marketing

Por, në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc ka rritje të frekuentimit të makinave dhe pritje rreth 15 deri në 20 minuta,

Ndërsa në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në kahet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është në mesataren.