Ja sa e pagoi lejeqëndrimin Nikolla Gruevski në Hungari

Profesori dhe analisti Nano Ruzhin dyshon se Nikolla Gruevski ka paguar shuma të majme për ta marrë azilin dhe lejeqëndrimin afat gjatë në Hungari.

Marketing

“Nuk jam i sigurt nëse kriminelët vendor nga Maqedonia, Ballkani dhe më gjerë janë të njoftuar se me 300 mijë euro mund të fitojnë qëndrim afatgjatë në Hungari. Përparësi kanë ata që janë të specializuar në krim të organizuar dhe pastrim parash dhe që kanë ndërtuar një reputacion ndërkombëtar”, thekson Ruzhin në një shkrim autorial, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai thekson një ligj i miratuar në vitin 2013, i quajtur viza e artë, u ka mundësuar shumë kriminelëve qëndrim në këtë shtet.

Nano Ruzhin nuk përjashton mundësinë që një këtë skemë ta ketë përdorur edhe ish-kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski.