Në vitin 2007 borxhi i qytetarëve ishte 14 për qind nga BPV-ja, kurse në fund të vitit 2017, huat kap shifrën prej 22 për qind nga BPV. Në numra absolut, kjo do të thotë se në vitin 2007, borxhi i qytetarëve ndaj bankave kapte shifrën prej 1.168 miliard euro, kurse me fundin e muajit gusht të këtij viti, borxhi total i amvisërive ndaj bankave kap shifrën prej 2.3 miliard euro, apo është dyfishuar
Pothuajse çdo qytetarë i Maqedonisë ka kredi në banka, minuse të rrogave, shfrytëzon kartelë kreditore, si dhe futet edhe në borxhe tjera vetëm e vetëm të mund të siguron gjërat elementare, shkruan gazeta Koha.
Futja e qytetarëve në kredi dhe borxhe tjera dita ditës po rritet dhe sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), borxhi i amvisërive deri në fund të muajit korrik kap shifrën prej 2.3 miliard euro, ndërsa krahasuar me dhjetë vite më parë, është dyfishuar edhe borxhi i qytetarëve krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor. Kështu sipas të dhënave të BPM-së, në vitin 2007 borxhi i qytetarëve ishte 14 për qind nga BPV-ja, kurse në fund të vitit 2017, huat kap shifrën prej 22 për qind nga BPV. Në numra absolut, kjo do të thotë se në vitin 2007, borxhi i qytetarëve ndaj bankave kapte shifrën prej 1.168 miliard euro, kurse me fundin e muajit gusht të këtij viti, borxhi total i amvisërive ndaj bankave kap shifrën prej 2.3 miliard euro, apo është dyfishuar.