Ja sa është vlera e dëmit të shkaktuar nga vendimi i Kosovës për rritjen e doganave

Rreth 180.000 euro apo 2.000 tonë eksport i parealizuar, vlerësohet dëmi prej vendimit të Kosovës me të cilin doganat për pemët dhe perimet u rritën për 30 për qind, tha sot shefi i kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, Trajan Dimkovski.

Marketing

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Dimkovski theksoi se dëmet janë përllogaritur në bazë të eksportit të realizuar vitin e kaluar prej 18 deri më 31 korrik, periudhë në të cilën këtë vit vlente vendimi i Qeverisë së Kosovës.

“Kosova e vendosi vendimin me të cilin i rriti doganat më 18 korrik të këtij viti ndërsa më pas solli pezullim të pjesshëm ndërsa më pas vendimi u tërhoq tërësisht. Vitin e kaluar në këtë periudhë, prej më 18 deri më 31 korrik Maqedonia në Kosovë i ka eksportuar rreth 2.000 tonë produkte bujqësore në vlerë prej 180.000 eurosh”, theksoi Dimkovski.