Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se në periudhën e kaluar janë privuar nga liria 251 persona, ndërsa nga shtatori i vitit 2020 e deri më tani janë arrestuar 479 persona të kërkuar nga urdhër-arrestet qendrore dhe ndërkombëtare. Ai përkujtoi se dhjetë ditë më parë, është arrestuar një person që është fshehur për 17 vjet.
“Në periudhën e kaluar, 251 persona të privuar nga liria, dhe deri më tani që nga shtatori i vitit 2020, 479 persona janë arrestuar të kërkuar me urdhër-arreste qendrore dhe ndërkombëtare, nga të cilët 50 persona janë top prioritet i MPB-së dhe të shtetit ose janë kërkuar për disa vjet. Rreth 10 ditë më parë kishte arrestim të një personi i cili ishte fshehur për 17 vjet, meriton edhe vëmendje dhe njohje nga grupi operativ”, thotë Spasovski.