Nga periudha e vitit 2013 deri 2018 shteti ka paguar 617.242 euro qytetarëve për dëmshpërblim për shkak vendimeve nga Gjykata e Lartë, që ka konstatuar shkelje të të drejtave për gjykim në kohë të arsyeshme.
Këto të dhëna i mori “Makfaks” nga Këshilli Gjyqësor Buxhetori përmes kërkesës për qasje të lirë të informacioneve të karakterit publik. Kjo do të thotë se shteti mesatarisht paguan diku rreth 100.000 euro për dëmshpërblim për shkak të shkeljes së të drejtave.
Sipas të dhënave, më së shumti para janë paguar në vitin 2013, me 138.000 denarë, ndërsa më pak në vitin 2016 me 72.000 euro.
Shuma më e vogël e paguar është 441 denarë ndërsa shuma më e lartë e paguar është 140.000 denarë ndërsa avokatët për “Makfaks” thonë se këto shuma janë të vogla nëse merret parasysh koha procedurës.
Qytetarët që konsiderojnë se gjykata ka shkelur të drejtën e tyre për gjykim në afat të arsyeshëm kanë të drejtë të çojnë kërkesë për mbrojtjen e të drejtës në gjykim të arsyeshëm në Gjykatën e Lartë. Kërkesa mund të dërgohet gjatë procedurës te gjykata vendore, dhe më së voni gjashtë muaj pas vendimit përfundimtar.