Ja sa kandidatë për kryetar komune janë paraqitur në Tetovë

Komisioni komunal zgjedhor në Tetovë deri në afatin përfundimtar për paraqitje të kandidaturave për zgjedhje lokale deri në orën 24 më 11 shtator ka pranuar shtatë fletëparaqitje për kryetar komunash dhe dhjetë lista për këshilltarë.

“Listë me kandidatë për kryetarë të komunave kanë dorëzuar Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe Lëvizja shtet dhe drejtësi dhe Integra”, kanë informuar nga KKZ Tetovë.

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit kanë dorëzuar dhjetë propozues ku nëntë janë nga partitë politike dhe një nga grup zgjedhësish. Nga partitë ato janë Partia Demokratike e Turqve, Lëvizja Besa, E Majta, VMRO-Partia Popullore, PDSH, LSDM, BDI, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe grup zgjedhësish të udhëhequr nga Hamdi Sulejmani.

Marketing