Ja sa kanë harxhuar qytetarët e Maqedonisë për një vit në Bansko

Iniciativa Qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” nëpërmjet një postimi në facebook lajmëroi sot se sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) qytetarët e Maqedonisë bazuar në transaksionet bankare, kanë harxhuar 35.000.000 euro brenda një viti në qendrën e skijimit Bansko në Bullgari, njofton Portalb.mk.

Marketing

Duke e pasur parasysh rënimin dhe keqmenaxhimin e Kodrës së Diellit, si dhe mungesën e investimeve, anëtarët e iniciativës shprehen të revoltuar me menaxhuesit pasi tërë ky fitim mund të kishte shkuar në Kodrën e Diellit, dhe se në një sezon dimërore bizneset vendase do të mund të akumulonin mbi 300.000.000 euro qarkullim sezonal.

Sipas tyre, harxhimet mesatare ditore në qendrat përreth, për kokë turisti janë rreth 110 euro në 24 orë.
Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit.

Ndryshe, dy qendrat e skjimit në Bullgari, Bansko dhe Borovec, ndonëse ishin më pak të njohura atëherë kur Kodra e Diellit kishte nam botëror, janë zhvilluar hovshëm vitet e fundit, dhe tani po përjetojnë “shkëlqimin” më të madh që kanë pasur deri tani. Madje, falë përparësisë krahasuese që kanë, kostove të ulëta, ato garojnë me qendrat e skijimit në Francë dhe Zvicër.