Ja sa kohë pritet në vendkalimin kufitar Tabanoc

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë(LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë pritet rreth 20-30 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet 30 deri në 40 minuta.

Marketing

Sipas LAMM në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se ato të zakonshmet për kryerjen e formaliteteve doganore.

Ndërkohë që trafiku nëpër të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.