Në Maqedoni, ashtu sikurse në gjithë botën rritet numri i përdoruesve në të gjitha rrjetet sociale.
Sipas statistikave të haja dhe të dhënave të tyre të publikuara në web faqen statista.com, në Maqedoni ka thuajse një milion e gjysmë përdorues të internetit. Dy e treta e tyre përdorin rrjete sociale.
Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, të moshuarit preferojnë ‘Facebook’-un ndërsa të rinjtë ‘Instagram’-in.
Sipas Stojanovskit edhe pse ka shumë njerëz që përdorin rrjetet sociale, aty shohin më shumë argëtim dhe nuk e përdorin për përdorim më serioz.
Parashikimet e ekspertëve janë se numri i përdoruesve të internetit do të rritet edhe në të ardhmen, por nuk e dinë se me çfarë tempo do të shkojë kjo rritje.