Gjatë vitit 2018 janë punësuar gjithsej 6374 persona, nga të cilët 3359 ishin të rinj të gjinisë femërore deri në moshën 29 vjeçare. Këto të dhëna i prezantoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas tyre, Plani operativ për programe dhe masa për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2018 ka qenë i realizuar për 95%. Ministrja Milla Carovska si më domethënëse e potencoi përfshirjen e femrave në programet aktive dhe masat që çojnë drejtë uljes së papunësisë dhe rritjes së numrit të punësuarve.
“Plani operativ për punësim për vitin e kaluar, kishte një ndryshim, sepse mund të vërehej përfshirja e grave. Më shumë se 53%, ose 3359 persona ishim femra. Ndërsa kemi qenë dëshmitarë se vitet e kaluara se 50% e grave, kanë qenë joaktive. Me këtë aktivizim e balancojmë barazinë gjinore të shtetit tonë”, deklaroi Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.