Ja sa persona kanë marrë vaksinë kundër gripit

Nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal më 5 nëntor 2018, deri në javën e parë të janarit, janë vaksinuar gjithsej 19.942 persona kundër gripit sezonal, ose 71.2 për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara. Lidhur me vaksinat komerciale, konform të dhënave nga Qendrat për Shëndet publik/ njësitë rajonale, janë vaksinuar 19.322 persona, thuhet në raportin që në ueb faqen e saj e ka publikuar Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Marketing

Numri më i madh i të vaksinuarve, siç thuhet janë të moshës 65 vjeç- 10.955 persona ose 56.7 për qind, të moshës 30-64 vjeç- 7.366 persona ose 38.1 për qind, derisa në moshë prej pesë deri në 29 vjet janë 196 ose një për qind. Janë vaksinuar katër fëmijë të moshës nën pesë vjeç. Nga kategoria e punonjësve shëndetësor, janë vaksinuar 801 persona ose 4.1 për qind. Nuk ka të vaksinuar gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 14.089 persona ose 72.9 për qind janë me histori të të sëmurëve kronikë.

Në sezonin 2018/19 numri i përgjithshëm i rasteve me grip arrin 1414, ndërsa gjatë javës së kaluar (nga 31 dhjetor deri më 6 janar) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 196 raste me grip që është ulje për tre për qind, krahasuar me javën e kaluar kur kanë qenë të regjistruar 202 raste, qëndron në raport.

Numri më i madh i rasteve (146) janë i takojnë grupmoshës prej 15-64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë prej 13 deri 100 mijë banorë është regjistruar te personat e moshës prej pesë deri 14 vjeç. Numër më i madh i rasteve, 73 janë paraqitur në rrethinën e Njësisë rajonale Gostivar.

Nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP) midis tjerash theksojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efikase e kësaj sëmundje dhe rekomandojnë vaksinimin e tërë popullatës, veçmas për personat të cilët i përkasin grupeve të rrezikshme, konform rekomandimeve të OBSH-së.

Marketing