Ja sa shoferë janë sanksionuar për vozitje të shpejtë

Gjatë uikendit 186 shoferë janë sanksionuar sepse kanë ngasur automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa 54 kanë ngasur automjetin para se të marrin patentë shoferi.

Marketing

Buletini i SPB-së Shkup tregon se nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 18 shoferë të cilët kanë ngasur automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe nëntë shoferë fillestarë. Policia e komunikacionit ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 40 automjete të paregjistruara.

Për uikend kanë ndodhur 19 aksidente nga të cilat në 12 është shkaktuar dëm material, ndërsa në shtatë ka pasur persona të lënduar. Lëndime të rënda trupore ka marrë një vozitës i mopedit dhe bashkëudhëtari i tij, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë 12 persona.

Janë evidentuar edhe 11 shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe dhe 20 shoferë të cilët kanë përdorur celular.

Për mospërdorim të helmetës mbrojtëse janë sanksionuar 40 vozitës të motorit, mopedit dhe motoçikletës, si dhe 10 këmbësorë të cilët nuk kanë kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Policia e komunikacionit ka sanksionuar 116 shoferë për parkim të paligjshëm, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 89 automjete.