Numri i vaksinave kundër COVID-19 të administruara në të gjithë botën arriti në 3.79 miliardë që nga e premtja, sipas faqes së internetit të Universitetit të Oksfordit “ourworldindata.org”.
Kina, ku për herë të parë u shfaq virusi në fund të vitit 2019, renditet e para në të gjithë botën, me më shumë se 1.51 miliardë vaksina të administruara brenda vendit, sipas të dhënave në dispozicion, e ndjekur nga India me gati 423.4 milionë.
SHBA-ja ka administruar mbi 339.7 milionë vaksina, e ndjekur nga Brazili me mbi 130 milionë.
Gjithashtu ka vazhduar me shpejtësi fushata e vaksinimit në Gjermani (88.4 milionë), Britani të Madhe (83.2 milionë) dhe Japoni (73.9 milionë).
Turqia deri më tani ka administruar më shumë se 64.8 milionë vaksina, duke u radhitur e nënta në të gjithë botën, ndërsa mbi 39.2 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Meqenëse vaksinat kundër COVID-19 zakonisht jepen në dy doza për person, numri i vaksinave të administruara nuk do të thotë se është i njëjti me numrin e personave të vaksinuar.