Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë së fundmi ka ndërmarrë aksion për zbulimin e shitësve dhe përdoruesve të drogës në zonën e Tetovës dhe Gostivarit. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, deri më tani janë arrestuar mbi 70 persona nga mosha 15 deri më 46 vjet, të gjithë të dyshuar për shtije dhe përdorim të drogave si mariuanë, heroinë dhe kokainë, njofton Portalb.mk .
‘’Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për persona nga Tetova dhe Gostivari, në moshën nga 15 deri më 46 vjet, si dhe në më shumë fshatra të rajonit, të cilët posedojnë dhe kanë përdorur lëndë narkotike’’, thonë nga SPB Tetovë.
Ata gjithashtu njoftojnë, se pas pastrimit të plotë të rastit kundër personave të zbuluar do të dorëzojnë padi penale.