Ja si do të votoj VMRO-DPMNE për mandatin e Gruevskit?

Komisioni parlamentar për çështje të mandateve dhe imunitetit sot do të ketë në rend dite marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, i cili u arratis në Hungari, pasi që ishte dënuar me dy vite burg, informon INA.

Marketing

Mbledhja do të udhëhiqet nga zëvendës – kryetarja e komunisionit Snezhana Kalevska – Vançeva, pas dorëheqjes së kryetarit të komisionit Pavle Bogoevski nga funksioni i deputetit.
Propozimi për marrjen e mandatit vjen pas gjashtë muajve të mungesës së paarsyeshme të deputetit Gruevski, i cili nëntorin e kaluar përfitoi statusin e azilit politik në Hungari.
VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka sqaruar qëndrimin e saj lidhur me votimin për marrjen e mandatit të deputetit Gruevski.

“Apelojmë dhe inkurajojmë deputetët në Kuvend të veprojnë në mënyrën që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta edhe në rastin e deputetit Nikolla Gruevskit. Ky respektim të bëhet në mënyrë joselektive. Sipas kësaj partie, nëse janë plotësur kushtet për pushimin e mandatit të Gruevskit atëherë apelojmë dhe inkurajojmë deputetët që të veprojnë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, nënvizon partia më e madhe opozitare. Për marrjen e mandatit të deputetit duhen 80 vota apo shumica absolute nga 120 deputetë.

Marketing