Ja si e komentojnë qytetarët e Gostivarit pjesëmarrjen e Arben Taravarit “gatitu” gjatë himnit të VMRO-së

VMRO-DPMNE mbrëmë qëndroi në Gostivar ku prezantoi kandidatin e tyre për kryetar të Gostivarit, Arben Taravari. Mickoski nga Gostivari nuk nguroi që të përshëndes Taravarin duke qenë i bindur se ai do të fitoj Gostivarin.

Marketing

Taravari mbrëmë harroi gjithçka duke qëndruar “gatitu” derisa po këndohej himni maqedonas në tubimin e partisë së Gruevskit, mbi të gjitha ai mbylli sytë përpara të bëmave të kësaj partie kanë thënë qytetarët e Gostivarit të anketuar nga Tetovasot.

“Si do e komentojmë, nuk është mirë ajo që bëri Taravari. Me këtë që bëri ai nuk meriton edhe një mandat 4 vjeçar,” u shpreh një qytetar i Gostivarit.

“Vetëm për karrigen e vet mendon Taravari, nuk shef se a janë vota të shqiptarëve apo maqedonasve. Unë nuk do të votoja për Taravarin”, deklaroi një qytetar tjetër.

“Jam qytetar i Gostivarit, nuk jam i nderuar prej kryetarit të komunës i cili bash në Gostivar ngriti himnin maqedonas. Nëse ka mundësi Taravari të ngre zërin në Manastir e jo në Gostivar. Jo, Taravari nuk meriton edhe një mandat, shumë janë për atë edhe katër vjet.”

“Ata e rrahën, e hodhën për tokë Ziadin Selën simpatizantët e VMRO-DPMNE-së tash ata y bënë me VMRO-në, si munden ashtu, me çfarë fytyre.”

“Njëjtë si janë, si VMRO-DPMNE-ja, si Aleanca…”

https://www.facebook.com/watch/?v=294137672210881&t=0